Balluku: Do shkëmbejmë energji në këtë kohë e cila nuk ka kursyer askënd

Shqipëria dhe Greqia do të bashkëpunojnë në sektorin energjetik. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, gjatë takimit me homologun Kostas Skrekas në Athinë bisedoi edhe për asistencën teknike për magazinimin e energjisë, në një kohë që bota po përjeton një krizë.

Ditët në vazhdim do të nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për një projekt të përbashkët, i cili lidh dy shtetet përmes hekurudhës.

Në takimin me zyrtarët grekë, Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, diskutoi edhe për projektin e madh ndëreuropian të Korridorit Blu.

Klan News