FYYKomisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian Stefan Fyle merr pjesë në takimin e dytë të Dialogut të Nivelit të Lartë mes Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, lidhur me përparësitë kryesore të integrimit.

Eurokomisioneri Fyle e nisi viziten e tij ne Tirane me një takim me dyer të mbyllura me Kryeministrin, Edi Rama e më pas me Ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

Objektivi i ketij dialogu eshte te siguroje mbështetje për procesin e integrimit në BE duke u përqëndruar në përparësitë e reformave kryesore.

Në orën 13.00, Fyle dhe Rama do të dalin në një konference per shtyp.

Mesohet se Stefan Fyle nuk do të takohet me kreun e PD, Lulzim Basha. Ai dhe ish-kryeministri Berisha ndodhen jashtë vendit, për të marrë pjesë në mbledhjen e Partisë Popullore Evropiane në Irlandë.

E. Gj