Mbledhja e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës do të mbahet më 3 qershor.Vendimi për këtë datë u morr në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës.

Kryeministri kosovar, Isa Mustafa tha se  kjo mbledhje mund të mbahet në mjediset e Bibliotekës Kombëtare në Prishtinë.

Mbledhja e fundit mes dy Qeverive u mbajt në mars të vitit të shkuar në Tiranë./

tvklan.al