Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Ministrin shqiptar të Financave, Arben Ahmetaj.

Siç raporton

Klan Kosova

, gjatë takimit ata folën për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, sidomos në lehtësimin e të bërit biznes dhe në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare.

Kreu i shtetit të Kosovës theksoi se duhet të ketë një dinamizëm në shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë.

“Marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve duhet të forcohen edhe më tej, përmes bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar. Një bashkëpunim i tillë do të ndikojë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik në të dy vendet tona”,

 deklaroi Presidenti Thaçi, ndërsa shtoi se ka një rritje të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve, por sipas tij, ato nuk janë ende në nivelin e dëshiruar.

Nga ana e tij, Ministri Ahmetaj tha se, në kuadër të përpjekjeve për të dinamizuar bashkëpunimin, sot do të mbahet një tryezë e përbashkët, që në fokus ka dialogun ndërshtetëror dhe të bërit biznes, me theks të veçantë në sfidat e qasjes në tregjet tona./tvklan.al