Shqipëria do të luajë sot sfidën e kthimit me Izraelin për kualifikueset e Ligës së Kombeve. Sfida do të nisë në orën 20:45 në Beer Sheva. Në kampin e kuqezinjve janë optimistë pasi sipas trajnerit Panuçi lojtarët gëzojnë një formë të mirë.

Panucci pritet të kthejë mbrojtjen me katër në dallim nga miqësorja me Jordaninë pak ditë më parë në Elbasan. Në krahun e djathtë do të luajë Hysaj. Mavraj, Gjimshiti dhe Binaku që është në balotazh me Lenjanin priten lojtarët e tjerë në prapavijë. Në portë do të jetë Strakosha. Në mesfushë priten Xhaka, Basha dhe Memushaj, ndërsa Uzuni dhe Grezda mendohet të mbështesin Balajn në sulm. Për kapitenin Mavraj lojtarët e kanë kuptuar rëndësinë e këtij takimi.

Shqipëria duhet të shmangë humbjen në këtë takim që të diskutojë vendin e parë në grup në përballjen e fundit muajin e ardhshëm në shtëpi me Skocinë.

Tv Klan