Ndryshime në formacionin kuqezi

Ndaj San Marinos pritet një Shqipëri thuajse e gjitha në sulm. Trajneri i kombëtares reja pritet të zbresë në fushë me një ndryshim që në rreshtimin e lojtarëve. Nga 5-3-2 tekniku do të aplikojë 3-5-2 ku në mesfushë do të përfshijë lojtarë që kanë karakteristika sulmuese.

Në portë sikurse deklaroi në konferencë për shtyp do të jetë Strakosha. Para tij në mbrojtje Hysaj, Djimsiti, Ajeti ose Hoxhallari. Mesfusha me pesë pritet të përbëhet nga Roshi dhe Lenjani nga krahët. Çokaj, Bare, Laçi ose Kallaku në qendër.

Sulmi do t’i besohet dyshes Manaj dhe Cikalleshi. Mund të ketë minuta edhe për Uzunin.

Përfaqësuesja kuqezi do të ketë disa mungesa. Klaus Gjasula i pezulluar për shkak kartonësh. Tekniku ka pranuar se Florian Kamberi ka kërkuar të mos aktivizohet pasi ndjen dhimbje në kofshë, ndërsa thuhet se është larguar pasi ka kuptuar se nuk do të kishte mundësi të debutonte me fanellën e përfaqësueses.

Nga grumbullimi i kuqezinjve u largua edhe mesfushori, Nedim Bajarami, për të cilin FIFA nuk e ka dhënë ende miratimin për të luajtur me Shqipërinë pasi më herët ka qenë pjesë e kombëtares së 21-vjeçarëve të Zvicrës.

Në seancën e fundit stërvitore shqetësime muskulare ka ndjerë edhe Ledian Memushaj dhe me gjasë nuk do të jetë i pranishëm në ndeshjen ndaj San Marino që do të nisë në 20:45.

Tv Klan