Projekti synon menaxhimin e këtyre situatave e mbrojtjen e pyjeve
Shqipëria dhe Zvicra nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për menaxhimin e situatave të krijuara nga zjarret. Ky hap i rëndësishëm u firmos nga ministrja Mirela Kumbaro dhe Ambasadorja e Zvicrës, Huber.
Sipas ministres Kumbaro projekti do të mundësojë mbështetje teknike për Shqipërinë nga shteti zviceran.
“Ministria e Turizmit ka nisur një program të zgjeruar aktivitetesh dhe nismave dedikuar Vitit të Pyjeve, siç është shpallur viti 2024. Parandalimi dhe menaxhimi i zjarreve është thelbësor për mbrojten e pyjeve dhe biodiversitetit, prandaj e vlerësoj shumë që një projekt i tillë do të jetë pjesë e kalendarit tonë kombëtar të aktiviteteve për vitin e pyjeve.”
Ndërsa ambasadorja e Zvicrës nënvizoi se menaxhimi i zjarreve mbetet thelbësor sidomos për mbrojtjen e mjedisit dhe jetës së njerëzve.
“Duke qenë se ndryshimet klimatike po ndikojnë mbi të gjithë vendet përfshirë Shqipërinë, menaxhimi i zjarreve është thelbësor për ruajtjen e jetëve, ekonomive dhe mjedisit. Përmes këtij projekti të ri institucionet përkatëse do të forcojnë kapacitetet e tyre, do të përmirësojnë politikat dhe do të vendosin një bashkëpunim rajonal, me synimi që të kenë më shumë fleksibilitet kundër zjarreve të pyjeve dhe peisazhit.”
Projekti do të rrisë aftësitë dhe fleksibilitetin e institucioneve përkatëse kundër zjarreve të pakontrolluara, në mënyrë që të ruhen pyjet, mjetet e jetesës dhe ekonomia e vendit.
Klan News