Lajm të bukur e ka konsideruar Kryeministri Edi Rama zgjedhjen e Shqipërisë si anëtare të përkohshme në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në një postim në rrjete sociale, kreu i qeverisë shqiptare shkruajti: “Lajm i bukur. Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023“.

Shqipëria bëhet për herë të parë anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Vendi ynë ishte kandidatja e vetme nga vendet e Europës Lindore. Për vendin tonë votuan pro 175 vende të OKB-së nga 190 të tilla që morën pjesë në votim.

Mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit fillon nga Janari i vitit 2022 dhe do të përfundojë në Dhjetor të vitit 2023./tvklan.al