Shqipëria ka arritur 1 milion vaksinime.

Lajmin e ka dhënë kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar një foto në rrjetet sociale.

Po ashtu ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila është shprehur se puna nuk do të ndalet derisa qytetari i fundit të vaksinohet.

“Ia kemi dalë të kryejmë mbi 1 milion vaksinime dhe nuk do të ndalemi derisa qytetari i fundit të vaksinohet”, tha Manastirliu.

Deri më tani më shumë se 400 mijë qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinave.

Në vendin tonë përdoren katër lloje të ndryshme vaksinash Pfizer, AstraZeneca, Coronavac dhe Sputnik./tvklan.al