Fushata e vaksinimit masiv të popullsisë po ecën me ritme të larta

Shqipëria ka arritur shifrën e 600 mijë vaksinimeve anti-Covid që nga fillimi i fushatës. Lajmi është bërë i ditur nga Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Në vendin tonë vaksinimi ka nisur më 11 Janar, me mbërritjen e dozave të para të vaksinave Pfizer. Fillimisht vaksinimi nisi me stafin mjekësor dhe me të moshuarit mbi 80 vjeç. Më pas me mbërritjen edhe dozave të AstraZeneca u vaksinuan edhe grupet e tjera të riskut të lartë, si policët, gazetarët etj.

Pasi qeveria siguroi një numër të madh vaksinash kineze Sinovac dhe ruse Sputnik V, më 28 Mars nisi vaksinimi masiv në të gjithë vendin. Aktualisht në vendin tonë po vijon vaksinimi i qytetarëve sipas grupeve me vaksinat Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe Sputnik V.

Klan News