Kombëtarja e femrave barazoi me rezultatin 0 – 0 në përballjen e dytë paraeliminatore të Botërorit, duke ndërlikuar çështjen e kualifikimit në fazën tjetër. Asnjë gol i shënuar në sfidën me Maltën, edhe pse vajzat kuqezi patën më shumë mundësi shënimi.

“Luftuam shumë dhe mund të kishim marrë edhe një fitore”, 

deklaroi Armir Grima, trajneri i Kombëtares.

Në takimin tjetër të grupit, Greqia mundi 6 – 0 Kosovën, duke e eliminuar nga aktiviteti. Përfaqësuesja greke që udhqëheq grupin me pikë të plota është rivali i fundit i skuadrës së drejtuar nga Armir Grima.

Ndeshja vendimtare do të luhet të martën në Elbasan, ku për ta mbyllur në vendin e parë duhet fitorja ose të pritet nëse Shqipëria është e dyta më e mirë. 

Tv Klan