Luca Pescatore është nga Italia dhe prej një viti e gjysmë jeton dhe punon në Tiranë si nomad dixhital.

Por kjo nuk është përvoja e tij e parë në Shqipëri pasi Luca ka punuar për 18 vite si diplomat i Bashkimit Europian në vendin tonë. Pasi u largua nga Shqipëria dhe punoi në Gambia dhe Turqi, vendosi të rikthehej sërish.

“Pas 4 vitesh e gjysme pune në Gambia dhe një viti pune në Turqi vendosa të rikthehem në Shqipëri. Për disa asye, para se gjithash gruaja ime është shqiptare, por edhe sepse mua më pelqen vërtetë Shqipëria”, shprehet Luca Pescatore, nomad dixhital.

Si menaxher inovacioni Luca mund të punojë nga kudo pasi zyrën e tij e ka gjithmonë me vete.

Ai vlerëson se Shqipëria ofron një mjedis të përshtatshëm për profesionistët që punojnë në distancë, falë mikpritjes së njerëzve, klimës së favorshme dhe mundësive për të udhëtuar lirshëm brenda vendit.

“Mund të ecësh kudo në Tiranë dhe për pak minuta mund të shohësh shumë gjëra, është shumë i aksesueshëm. Mendoj se Shqipëria dhe Tirana mund të konsiderohen për nomadët digjitalë për shumë arsye”, theksonPescatore.

Të shumtë janë ata që si Luca vendosin të rikthehen në Shqipëri.

“Nomadët që rikthehen janë të shumtë, vëmë re që kush vjen një herë rikthehet sërish”, tha Skerdi Sino nga Shoqata e Nomadëve Dixhital në Shqipëri.

Pas pandemisë Shqipëria u kthye në një destinacion për lëvizësit dixhitalë.

“Nomadët dixhitalë janë shumë të vemendshëm ndaj destinacioneve të reja”, tha ai.

Nomadët vijnë nga kudo, jo vetëm nga Europa, por dhe Amerika.

Tv Klan