Qeveritë do miratojnë 15 marrëveshje

15 marrëveshje do të nënshkruhen ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive që do të mbahet të premten. Qeveria e Kosovës ka miratuar fillimisht në mbledhjen e saj këto 15 marrëveshje të cilat sipas kryeministrit Avdullah Hoti do të thellojnë bashkë punimin me Shqipërinë.

Jam shumë  i kënaqur me këto marrëveshje, me diskutimet që janë bërë për këto marrëveshje sepse e thellojnë bashkëpunimin në  mes të dy vendeve tona”, tha Hoti.

Të dy qeveritë gjithashtu do të në nshkruajnë një deklaratë të përbashkët ku do të kërkohet dy parlamenteve mbikqyrjen e zbatimit të marrëveshjeve.

Kosova dhe Shqipëria në kuadër të marrëveshjeve do të kenë edhe krijimin enjë fondi të përbashkët për përkrahje të shqiptarëve në Luginë të Preshevës. Qeveria e Kosovës gjithashtu ka marrë vendimin për themelimin e një zyre në Luginë të Preshevës.

Zyra do të jetë në mbështjetje për qytetarët e Luginës së Preshevës për të mbrojtur të drejtat e tyre në  fushën e arsimit, në aktivitete kultrore”, tha Hoti.

Kosova dhe Shqipëria nuk kanë mbajtur mbledhje të përbashkë t që nga viti 2018, por ka kritika në  Kosovë që marrëveshjet e nënshkruara nuk po zbatohen. Deri më tani ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar mbi 70 marrëveshje.

Tv Klan