Shqipëria dhe Kosova kanë nënshkruar një marrëveshje për harmonizimin e politikeve të jashtme, pjesë e së cilës do të jetë edhe ngritja e  ambasadave dhe konsullatave të përbashkëta.

Kjo marrëveshje që bazohet në 4 shtylla, politike, diplomatike, profesionale dhe kulturore, sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ishte një ide e vjetër por që u nënshkrua në kohen e duhur.

Trajnimi i stafeve akademike dhe diplomatike si dhe shkëmbimi i eksperiencave mes dy vendeve është po ashtu pjesë e kësaj marrëveshje.

Tv Klan