Austria, Sllovenia dhe Holanda pro konferencës së parë ndërqeveritare

Ministri i jashtëm austriak Schallenberg dhe ai slloven Anze Logar, shtet i të cilit merr presidencën e BE në 1 Korrik, kërkuan sërish nga homologet e tyre që të marrin një vendim pozitiv më 22 Qershor për Tiranën dhe Shkupin. Në konferencën e organizuar në Vjenë Schallenberg deklaroi se kushtet janë plotësuar dhe tani vendimmarrja është në dorë të BE-së.

 “Ne duam që të hapet drita e gjelbër për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave. Ne ju paraqitem kushte të vështira te cilat janë plotësuar ndaj na mbetet ne në Bruksel që të vendosim pozitivisht. Ne jemi përpara diskutimeve të vështira por Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë të gatshme që të çelin negociatat me BE-ne ndaj tashme nuk ka asnjë arsye për vonesa të mëtejshme”, është shprehur Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg

Ministri i Jashtëm slloven Anže Logar nënvizoi se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria janë të gatshme që të hapin negociatat në Qershor dhe nuk ka arsye për vonesa dhe as për ndarje të vendimmarrjes mes tyre.

“Presidenca jonë do ta ketë zgjerimin me Ballkanin Perëndimor në krye të axhendës së saj. Ne mendojmë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur detyrimet per negociatat, kështu që i takon BE-së ta mbajë fjalën. Koha është tani sepse Ballkani Perëndimor ka zënë vend të rëndësishëm në axhendën e re te BE-së. Duhet shfrytëzuar ky moment për të nxitur ide të reja, për të qenë shumë aktiv në këtë rajon. Në duhet të paraqesim një prespektivë zgjerimi të besueshme që do të thotë përpjekje në reformat për forcimin e sundimit të ligjit”, është shprehur Ministri i Jashtëm i Sllovenisë Anže Logar.

Ndërkaq edhe ministrja e re e Holandës Sigrid Kaag deklaroi se vendi i saj është dakord që konferencat e para ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedonine e Veriut mund të mbahen sapo në Bruksel më 22 Qershor të arrihet konsensusi për kornizën e bisedimeve me të dy shtetet. Kjo dakortësi në gjirin e BE vjen menjëherë pas kërkesës së presidentit BIDEN që udhëheqësit e BE-së të vendosin më në fund pro Tiranës dhe Shkupit.

Klan News