Po punohet edhe për njehsimin e dokumenteve për prodhimet shtazore

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të njohin të gjitha certefikatat fito-sanitare të produkteve ushqimore duke i dhënë fund bllokimit të mallrave në kufi gjatë viteve të fundit.

Ministrat e Bujqësisë të dy vendeve Bledi Çuçi dhe Trajan Dimkovski kanë dakordësuar varianitn final të marrëveshjes e cila pritet të miratohet së shpejti në kuadër të nismës së Shengenit Ballkanik.

Marrëveshja Fitosanitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sjell njohjen e ndërsjellët të institucioneve e instrumenteve laboratorikë, vlerësues të cilësisë së prodhimeve me destinacion eksport-importin mes dy vendeve.

Grupet e punës po punojnë që të përfshijnë në të ardhmen edhe njohjen e cerefikatave të produkteve me origjinë shtazore.

Tv Klan