Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të përfitojnë të parat nga fondi i “Planit të Rritjes” së Bashkimit Europian.
Lajmin e dha komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos nëpërmjet një postimi në rrjetin social X.
“Urime Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë që janë pararojë në Ballkanin Perëndimor për të marrë parafinancim sipas Planit të Rritjes!
Kjo duhet t’i japë energji zbatimit të reformave kyçe për të nxitur rritjen ekonomike, për të përmirësuar jetën e qytetarëve dhe për t’i afruar këto vende me Bashkimin Europian”, thuhet në postim.
Shqipëria do të përfitojë në total rreth 1 miliard Euro.
Tv Klan