Manastirliu: Zbatoni masat që të mos mbingarkojmë spitalet

Ashtu si në shumicën e vendeve europiane edhe Shqipëria do të përfshijë testin e shpejtë për identifikimin e koronavirusit brenda pak minutave. Lajmin e bëri me dije ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, gjatë fjalës së saj në Kuvend ku foli për situatën dhe planin vjeshtë dimër.

“Nga Qershori deri më sot është katërfishuar numri i testeve, po përgatitemi për të rritur testimet edhe duke përfshirë testimin e shpejtë, testin e antigenit siç quhet ndryshe”.

Manastirliu u shpreh se na presin 4 muaj të vështirë dhe apeloi për respektimin e masave të vendosura.

“Masat që jemi duke ndërmarrë shkojnë në këtë drejtim, të frenojmë epideminë se nëse do të kemi një mbingarkesë të spitaleve atëherë do të përballemi me zgjedhje se kush do të trajtohet i pari, ashtu sikurse vende të zhvilluara janë përballur”.

Marrëveshja me Aleancën Gavi do të mundësojë 1milion e 140 mijë doza vaksine kundër Covid-19 që do të shërbejë për 20% të popullsisë dhe ka një kosto prej 3 milionë e 900 mijë dollarë.

Tv Klan