Doza për vaksinimin e mjekëve në vendet e Ballkanit Perëndimor

Shqipëria do të përfitojë 145 mijë doza vaksinash, si donacion nga Bashkimi Europian. Lajmin e bëri të ditur presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila përmes Twitter-it përcaktoi sasinë e dozave për secilin vend, në disa mesazhe të shkruara në gjuhët përkatëse. Nga kjo ndihmë përfiton edhe Kosova, 95 mijë doza.

Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, sqaroi se dërgimi i gjithë sasisë së parashikuar për 6 vendet e rajonit nis në fillim të Majit dhe përfundon në fund të Gushtit.

“651 mijë vaksina për mjekët e vijës së parë të frontit kundër Covid-19 do vihen në dispozicion për vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Sasinë më të pakët prej 36 mijë dozash e përfiton Serbia që renditet e katërta mes vendeve të kontinentit për përqindjen e dozave të injektuara deri tani në popullatë. Sasia prej mbi 600 mijë dozash është e para që Bashkimi Europian jep si donacion të drejtpërdrejtë për vendet e rajonit.

Tv Klan