Politika bullgare ka vlerësuar vendimin e Brukselit për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e bisedimeve për anëtarësimin e plotë në familjen evropiane.

Ish-kryeministri Boyko Borisov kryetar i komitetit të punëve të jashtme, propozoi që të votohet në seancën plenare të Kuvendit Kombëtar një projektdeklaratë.

Borisov theksoi se shqetësimet e Bullgarisë ndaj Shkupit u mirëkuptuan nga institucionet evropiane nderkohe qe vlerësoi përparimin e Shqipërisë ne reformat e kryera. Ai theksoi po ashtu se Shqipëria ka pranuar ekzistencen e pakicës bullgare dhe ka marre veprime konkrete per respektimin e saj. Maqedonia e Veriut sipas Borisov do të duhet të përballet me pasojat e veprimeve të saj, pasi sipas tij keqtrajtimi i bullgareve atje ka rezultuar në avancimin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. 

Ai bëri thirrje për dorëheqjen e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Transportit të Maqedonisë Aleksandar Nikoloski pas komenteve të tij nënçmuese për bullgarët dhe deklaratës se Shqipëria kurrë nuk do të bëhej anëtare e BE-së.

Ish-kryeministri Kiril Petkov, bashkëkryetar i partisë “Ne vazhdojmë ndryshimin-Bullgaria Demokratike”, theksoi se Maqedonia e Veriut duhet të vendosë nëse do të përfshijë bullgarët në kushtetutën e saj, vendimarrje pa të cilën rruga e saj në BE do të mbetet e bllokuar.

Klan News