Dollenberg: OBSH parashikon deri 1000 raste të reja në ditë

Vjeshta nuk është aspak larg dhe ekspertët e shëndetësisë botërore parashikojnë rritje të rasteve me koronavirus duke bërë që europa të përfshihet në një valë tjetër infektimesh. Në një intervistë për televizionin Klan mjekja Aurora Dollenberg thotë se Delta do të jetë përgjegjës për rritjen e rasteve.

“Duke u nis u nga shifrat e deri tanishme OBSH ka parashikuar një rritje deri në 1000 raste të reja në dite nëse në Shqipëri po rriten atëherë në Vjeshtë do kemi një rritje katastrofale të numrit të të infektuarve”.

Dollenberg i mëshon idesë së vaksinimi është e vetmja formë për t’u mbrojtur nga virusi dhe çdo variant i ri.

“Vaksinimi është e vetmja forme për të mbrojtur nga variantet dhe për Shqipërinë vlen thirrja urgjente që të gjithë duhet të fillonte të vaksinohen”.

Ekspertet thonë se edhe ata që e kanë kaluar duhet të vaksinohen.

“Është e vërtetuar që ata që e kanë kaluar Covid nuk janë të mbrojtur ndaj mutacioneve të reja studime kanë treguar që edhe pse vaksina nuk është aq efikase ndaj variantit Delta për më shumë se 90% efikase ndaj është konkluduar që vaksina është një domosdoshmëri e paevitueshme për të gjithë”.

Imunizimi mbi 60% i popullatës me anë të vaksinimit do të ishte shpëtimi i vetëm nga pandemia e Covid-19.

Tv Klan