gripi4Shqipëria ka hyrë në epidemi gripale, ku në qarkullim janë dy viruse të gripit A, virusi i gripit të derrit H1N1 dhe ai sezonal H3N2. Kjo konfrimohet nga Instituti i shëndetit publik.

Në 24 orët e fundit janë identifikuar 3 raste të reja të prekura nga gripi pandemik, apo siç njihet ndryshe gripi i derrit.

Në total janë identifikuar laboratorikisht me infeksion nga virusi pandemik AH1 58 persona në të gjithë vendin, dhe 48 janë me grip sezonal.

Instituti  i Shëndetit Publik ka analizuar mostrat e 640 personave të  dyshuar për grip, por vetëm në 106 prej tyre është izoluar virus i gripit.

Duke  filluar nga muaji Tetor 2013 e deri më sot janë raportuar 151 raste me sindromë të rëndë respiratore, prej të cilëve, vetëm 16 rezultojnë  pozitivë për virusin e gripit.