Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me lajmin e mirë të zgjedhjes së Shqipërisë për drejtimin e Sesionit të 71 të Komitetit Rajonal të OBSH për Europën.

Kreu i qeverisë thotë se ky vendim është vlerësim dhe njohje e përpjekjeve të Shqipërisë për menaxhimin e situatës së pandemisë.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë të zgjedhjes së Shqipërisë për drejtimin e Sesionit të 71-të të Komitetit Rajonal të OBSH-së për Europën, si vlerësim dhe njohje e përpjekjeve tona për menaxhimin e situatës së pandemisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./tvklan.al