Teksa konkurrenca rajonale po bëhet gjithnjë e më e fortë, Shqipëria duhet të veprojë me vendosmëri për të çliruar plotësisht potencialin e saj si një destinacion i qëndrueshëm për investime dhe inovacion.
Këto janë disa nga sugjerimet e Dhomës Amerikane të Tregtisë, e cila parashtron për forcat politike edhe disa rekomandime ku forcimi i klimës së investimeve dhe kornizës rregullatore mbetet thelbësore.
“Përmisim i kuadrit ligjor të investimeve për të pasur një klimë investimesh transparente, investime të sigurta dhe për të lehtësuar sa më shumë procedurat dhe procesit e të bërit të mundur investimet në Shqipëri”, tha Neritan Mullaj, drejtor ekzekutiv i Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Një shtyllë tjetër e rëndësishme sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë mbetet edhe zhvillimi i një industrie turistike konkurruese dhe të qëndrueshme.
“Turizmi të qëndrueshëm, por dhe, i cili sjell të ardhurat të mjaftueshme për Shqipërinë për të afruar sa më shumë industrinë, qeverinë dhe të gkithë faktorët e rëndësishëm për të mundësuar jo vetëm rritjen dhe promovimin e vizitorëve, por dhe rritjen e të ardhurave”, tha Neritan Mullaj.
Zbatimi i prioriteteve kryesore kërkon vullnet të qartë politik, integritet institucional dhe një partneritet të fuqishëm ndërmjet qeverisë, sektorit privat dhe shoqërisë civile nënvizojnë sipërmarrësit dhe biznesi.
Klan News