Shqipëria e 1979 (Video) – TV KLAN

Shqipëria e 1979 (Video)

Për shqiptarët e 1979-ës, Amerika, Bashkimi Sovjetik dhe Kina ishin superfuqi imperialiste, politika e së cilave dënohej. Të gjitha mjetet e prodhimit ishin pronë e përbashkët. Në vitin 1961 Bashkimi Sovjetik prishi marrëdhëniet me Shqipërinë. Besnikë të Stalinit, shqiptarët s’e merituan drejtimin e ri të udhëhequr nga Hrushovi. Bashkimi Sovjetik po i kthehej kapitalizmit dhe Shqipëria u mbështet tek Kina dhe Mao Ce Dun me të cilin kishin marrëdhënie të mira deri në vitin 1972, vitin i vizitës së Niksonit në Pekin.

Ky afrim nuk i pëlqeu shqiptarëve të cilët e kritikuan. Filluan grindjet të cilat arritën kulmin duke ndërprerë të gjitha marrëdhëniet në verën e vitit 1978. Udhëheqësi i padiskutuar i vendit, Enver Hoxha ishte kritikuar nga vendet komuniste dhe respektohej në mënyrë të fshehtë dhe të habitshme. Studentët ndërtonin vendstrehime atomike, ata mendonin se vendi do të sulmohej dhe për këtë duhej të ishin gati të luftonin.

Fëmijët merrnin udhëzime ushtarake nga mosha 9 deri në 14 vjeç në organizatën e pionerëve. Iu mësohej të mbanin pushkën, ta pastronin dhe të qëllonin. Një prej sloganeve të partisë thoshte: “Duhet të jetojmë si në shtetrrethim”.

Vetëm 10% e të rinjve ndiqnin Universitetin, nëse ishe komunist ishte edhe më e lehtë. Ndryshe nëse ishe fëmijë i një pijaneci, hajduti apo armiku politik fajin e paguante i gjithë fisi. Jetohej në një shoqëri që ruante vlera dhe solidaritet të vjetëruar. Të dashuroheshe me dikë duhej të rrije me të gjithë jetën. Dashuria nuk shihej me sy të mirë. Raportet seksuale në fejesë kritikoheshin. Homoseksualiteti persekutohej dhe prostitucioni nuk ekzistonte. Divorci i ligjshëm ishte jo fort i zakonshëm dhe tradhëtia luftohej. Ata që dyshohej se kishin kryer tradhëti thirreshin përpara këshillit të lagjes ose fshatit për t’u gjykuar për sjelljen e tyre. Në qendër të këtij morali puritan qëndronte partia.

*Ky material është pjesë përbërëse e Arkivës së Televizionit Klan për vitet 1998-2012.

Kategori
Lajme nga EmisionetOpinion - DosierTe funditTë gjithaVideo
1 Koment
  • JLJLJLKJKLJ
    12 Mars 2019 at 01:00
    Përgjigju

    “Nje vend qe ka nje histori te veshtire, po qe ne fund ja ka dale mbane… ” – Me trafikim, droge, krime te renda dhe prostitucion???

  • Përgjigju

    *

    *