1.8 mln spektatorë në sfidat kualifikuese në Botëror
Shqipëria është ndjekur mesatarisht nga mbi 16 mijë spektatorë për ndeshje në kualifikueset e Botërorit prej debutimit të Kombëtares në turneun e 1966.
Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave në Futboll ka publikuar të dhënat e grumbulluara deri në 31 Mars të 2022, duke u vendosur në vendin e 36 në zonën UEFA. Kuqezinjtë numërojnë më shumë se 1 milion e 840 mijë spektatorë sipas të dhënave zyrtare në 114 takimet e luajtura në shtëpi dhe në transfertë.
Në vendin e parë është Anglia me rreth 6 milionë e 330 mijë tifozë ku mesatarja gati 52 mijë për sfidë. Në vendin e dytë për shkak të mesatares së lartë të shikuesve është Saarland, një territor gjerman kur ishte nën protektoratin francez gjatë kualifikueseve të Botërorit 1954.
Në total zhvilloi 4 ndeshje dhe mesatarja e spektatorëve është 41500. Renditja vijon me Gjermaninë, Skocinë që kalojnë mbi 40 mijë spektatorë për ndeshje.
Tv Klan