Albumi i parë i studiuesit dhe publicistit Ndriçim Kulla me titull “Shqipëria e Bukur”, servir një informacion të bollshëm fotografik dhe interpretime kulturoro-historik.

Ai është unik në llojin e vet, sepse për herë të parë prezanton përpara lexuesit shqiptar dhe turistit të huaj bukuritë natyrore të Shqipërisë, si dhe pasuritë e jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturoro-historike. Nëpërmjet këtij botimi, autori bën një promovim elitar të vlerave turistike të aksesueshme për t’u vizituar dhe destinacioneve të shumta që ka vendi ynë.

Albumi, i cili është botuar në shqip dhe në anglisht, shoqërohet me një hyrje nga ana e autorit, gjithashtu edhe me një guidë orientuese për të gjitha pamjet.

Ky projekt ka si qëllim kryesor prezantimin dhe promovimin e bukurive të vendit tonë nga Vermoshi pjesa më veriore, e deri në Buntrint, i cili përkon edhe me ekstremin jugor të Shqipërisë. I ftuar në emisionin “Rudina”, Kulla rrëfeu më tepër detaje rreth librit.

https://youtu.be/4GnjeB-u8UU?t=2m17s

“Ka qenë një ide e pamenduar mirë dhe mua më vjen çudi që përfundova si autori i një albumi, ndonëse fotografinë e kam patur shumë qejf. Rëndësi ka që është një punë e bukur dhe kur gjërat janë spontane dalin edhe më të bukura. “Shqipëria e Bukur” është punuar nga një staf i tërë dhe unë i kam mbikëqyrur të gjitha. Informacioni që përmban ky album nuk është thjeshtë informacion që shoqëron këto imazhe, por një interpretim kulturor dhe historik. Ky album zakonisht i drejtohet të huajve, por të huaj jemi edhe ne vetë, sepse ka shumë vende që nuk i dimë. Mua më është dashur një punë rreth 2-vjeçare, por nuk kam ndjerë lodhje dhe unë e ndjej veten të huaj, si vizitor në vendin tim, sepse jam magjepsur nga bukuritë natyrore të vendit tonë”,

tha Ndriçim Kulla.

/tvklan.al