Shqipëria e Kosova heqin roaming-un në Qershor – TV KLAN

Shqipëria e Kosova heqin roaming-un në Qershor

Limaj: Drejt zbatimit të gjitha ujditë, përveç kufirit

Pavarësisht marrëveshjes ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për heqjen graduale të tarifave të roaming-ut, Kosova dhe Shqipëria kanë vazhduar punën në finalizimin e heqjes së tërësishme të tarifave në Qershor të këtij viti.

Këtë e konfirmoi edhe një herë zv/kryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, i cili është edhe koordinator kombëtar i dy qeverive.

Ai tha se janë në rrugë të mirë të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara në Pejë, përjashtuar atë të heqjes së kufijve ndërmjet dy vendeve për shkak të obligimeve që ka Shqipëria ndaj BE-së pas liberalizimit të vizave.

Ka shfaqur shqetësimin për moszbatimin e marrëveshjeve të mëhershme.

Ndërsa janë duke u përgatitur për mbledhjen e radhës së dy qeverive që kësaj radhe do të mbahet në Shqipëri.

Kosova dhe Shqipëria në mbledhjet e përbashkëta të dy qeverive ndër vite kanë nënshkruar marrëveshje, të cilat kishin për qëllim qeverisje të përbashkët strategjike me një vizion euroatlantik.

Tv Klan

Kategori
AktualitetKosovaLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*

Emisione