Shqipëria e mbërthyer nga i ftohti siberian

Shqipëria e mbërthyer nga i ftohti siberian

12:30 06/02/2023

Temperaturat shkojnë në -10 gradë Celsius

I gjithë vendi vijon të jetë i mbërthyer nga masa e ftohtë ajrore me origjinë siberiane e cila ka shkaktuar probleme me ngricat dhe furnizimin me energji në shumë zona.

Më të goditura kanë qenë zonat malorë në veri dhe juglindje ku nuk kanë munguar edhe reshjet e dëborës.

Rrugët nacionale janë të gjitha të hapura, por për shkak të ngricave në disa akse lëvizja e automjeteve bëhet vetëm me goma dimërore dhe zinxhirë.

Sinoptikanët parashikojnë që e marta dhe e mërkura të shënojë dhe pikun e këtij fronti të ftohtë, ku temeperaturat do të arrijnë deri në minus 10 gradë.

Vetëm pas të enjtes pritet që të ketë një tërheqje të të ftohtit siberian.

Tv Klan







Të ngjashme