Shqipëria e mbylli me Endri Karinën garat në Europianin e peshëngritjes të shtunën në Gjeorgji. Vendi i 12 për të në peshën 102 kilogramë.

Nga një provë e suksesshme për secilin stil bëri që në dygarësh totali të ishte 350 kilogramë të ngritura. Një kampionat që solli 5 medalje për kuqezinjtë e shtangës me Briken Çaljen që fitoi 1 ari dhe 2 argjendi. Çalja u shpall nën/kampion i Europës për peshën 73 kilogramë.

Bronz morën Erkand Qerimaj dhe Krenar Shoraj. Qerimaj u vlerësua në shkëputjen e peshës 81 kilogramë, ndërsa Shoraj në shtytjen e peshës 89 kilogramë. Shqipëria në këtë aktivitet ku u përfaqësua me 5 peshëngritës, ndërsa drejtuesit e federatës pranuan se prisnin edhe më shumë medalje.

Tv Klan