Shqipëria e parafundit në Europë për cilësinë e kujdesit shëndetësor


Shqipëria e parafundit në Europë për cilësinë e kujdesit shëndetësor

16:55 11/08/2020

Lë pas Hungarinë. Raporti përfshin pajisjet, mjekët dhe koston

Shqipëria është vendi i parafundit në Europë për Indeksin i Kujdesit Shëndetësor për gjysmën e parë të këtij viti. Të dhënat janë bërë publike në një raport  nga portali më i madh global për kostot e jetesës dhe të dhënave për cilësinë e kujdesit shëndetësor. Sipas raportit, Shqipëria ka marrë  51.33 pikë nga 100 në total dhe lë pas vetëm Hungarinë në Europë.

Indeksi i Kujdesit Shëndetësor përfshin vlerësimin për cilësinë e përgjithshme të sistemit të kujdesit shëndetësor, specialistëve, pajisjeve, stafit, mjekëve dhe kostos së shërbimit shëndetësor. Në të gjithë komponentët të marra së bashku, Shqipëria ka një cilësi të dobët në sistemin shëndetësor. Vendet e rajonit, si Greqia dhe Serbia janë renditur më lart së Shqipëria.

Në raportin e fundit, edhe Organizata e Kombeve të Bashkuara ngrinte si shqetësim projeksionin e OBSH për vitin 2020-2022 ku Shqipëria do të shpenzojë për tre vitet e ardhshme më pak se 10% për sistemin shëndetësor. Sipas OBSH-së, rënia e burimeve për kujdesin parësor është shqetësuese. Strategjia për zhvillimin e kujdesit parësor në Shqipëri kërkon një buxhet të rritur në 25%.

Tv Klan




Të ngjashme