Klosi: Hotelet shqiptare do të kenë më shumë pushues

Ndonëse në një periudhë pandemie, Shqipëria vijon të shfaqë interes për turistët e huaj, të cilët nuk mungojnë as gjatë kësaj vere. Më shumë se 100 turistë polakë kanë mbërritur në Rinas për të pushuar në plazhet shqiptare.

Turistët janë pritur nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili theksoi se është i rëndësishëm respektimi i protokolleve kundër Covid-19 dhe se hotelet shqiptare do të kenë më shumë turistë.

Operatorët turistikë thanë se çdo javë në Shqipëri do të vijnë 6 avionë charter. Pavarësisht se ka një tërheqje për shkak të situatës së virusit në vendin tonë, operatorët turistike theksuan se në këto dy muaj shpresojnë për rritjen e turistëve që vijnë nga Europa.

Tv Klan