Fatmir Mediu, kryetari i Partisë Republikane i pranishëm në protestën e opozitës gjatë fjalës së tij tha se qytetarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre dhe kjo është dita e tyre. Sipas Mediut Shqipëria njihet në të gjithë botën si vendi i drogës dhe i krimit.

“Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, mbi 30 % e shqiptarëve janë në varfëri absolute. Pyetja është e thjeshtë a e meritojnë në shqiptarët, krimin, korrupsion. A e meritojmë një kryeministër si Edi Rama? Jo dhe vetëm jo, dhe si njerëz të tillë duhet të çohemi. Jemi mbledhur sot këtu dhe për një arsye tjetër t’i bëjmë ballë rrezikut më të madh të Shqipërisë, shkatërrimit të vlerave morale të këtij vendit”.

Mediu tha se Shqipëria është vend i bekuar nga Zoti, por është e mallkuar nga kjo qeveri.

Motra dhe vëllezër Shqipërinë e ka bekuar zoti, por e ka mallkuar kjo qeveri, prandaj të gjitha së bashku ta heqim nga pushteti. Ne jemi të njohur në mbarë botën si vendi i krimit dhe drogës. Le të marrim në dorë fatin tonë.

Së bashku luftuam për vite dhe vite me radhë, e bëmë Shqipërinë anëtarë të NATO-s hapëm liberalizimin e vizave, kurse sot e kemi mbyllur rrugën. Jemi këtu për të luftuar të keqen. Ka vetëm një rrugë që e keqja të triumfojë vetëm nëse ne ulim kokën, por ne nuk do e lejojmë këtë gjë. Ne duhet ta mbajmë kokën lar

t” tha Mediu./

tvklan.al