Shqipëria niset favorite kundër Andorrës. Pavarësisht humbjes ndaj Anglisë, kuqezinjtë e Sylvinhos janë gati për të koleksionuar pikët e para në grupin kualifikues të Kupës së Botës 2026.
Në fakt, dy Kombëtaret janë takuar shumë shpesh vitet e fundit, duke luajtur katër herë me njëri-tjetrin nga Marsi 2019 deri në ditët e sotme.
Shqipëria ka fituar tre dhe një barazim nga ato përballje. Në total, kuqezinjtë kanë fituar katër dhe një barazim në pesë takimet e fundit, me trikolorët që nuk kanë shënuar në nëntë nga 10 ndeshjet e fundit.
Kuqezinjtë tanë jo vetëm që kanë një rekord fenomenal ndaj këtij rivali ndër vite, por jemi edhe të pamposhtur në 10 nga 14 ndeshjet e fundit në shtëpi.
Për më tepër, skuadra e Sylvinho ka fituar 3 nga 4 ndeshjet e fundit në “Arenën Kombëtare” që premton spektakël edhe në tribuna. Edhe renditja në FIFA është tepër e madhe, me 106 pozicione mes tyre.
Ndërkohë, Andorra ka një formë pa fitore prej më shumë se dy vitesh, që nga Shtatori 2022. Kjo Kombëtare ka regjistruar vetëm katër fitore nga 63 ndeshjet e tyre kualifikuese të Kupës së Botës FIFA, së bashku me 56 humbje, duke përfshirë humbjen 1-0 ndaj Letonisë.
Gjithsesi, fushës duhet t’i tremben te Kombëtarja, me Sylvinhon që kërkon të prish trendin e rezultateve negative në muajt e fundit.
Sfida e kësaj të hëne do të transmetohet ekskluzivisht dhe falas në televizionin kombëtar Klan.
Klan News