Humbja 1 – 0 me Islandën në Rekjavik ishte kthim te rezultatet negative për kombëtaren. Shqipëria pati raste thuajse sa Islanda madje e kaloi edhe në qarkullimin e topit me 53% ndaj 47% dhe me më shumë pasime, por pa mundur të trembë portierin kundërshtar.

Edy Reja nuk mundi nisë me fitore me Kuqezinjtë dhe skema me 3 mbrojtës nuk dha efekt në provën e parë. Trajneri i Kombëtares ka në dispozicion vetëm 2 ditë për të përgatitur takimin me Moldavinë që do të luhet në Elbasan.

Rezultatet e ndeshjeve të treta japin shpresë për vendin e dytë, duke qenë se diferenca është vetëm 3 pikë. Gara bëhet më e fortë dhe që të mendohet për më tej duhet fitore në sfidën e së martës.

Tv Klan