Shqipëria ka mundur  0 – 3 Izraelin në Haifa, duke arritur fitoren e parë pas 5 humbjesh.

Dy gola të Sadikut nga distanca  (’22 dhe ‘44) dhe një gol i Memushajt  (’71) nga brenda zonës i dhanë fitoren djemve të De Biasit, një ditë pasi ai deklaroi se nuk do të rinovojë më kontratën me Kombëtaren Shqiptare.

Kjo ishte një “hakmarrje” për humbjen 0 – 3 të Kombëtares Shqiptare përballë Izraelit në “Elbasan Arena”.

Me këtë fitore, kuqezinjtë parakalojnë Izraelin në renditje, duke arritur në vendin e tretë. Shqipëria ka po aq pikë sa Izraeli (9 pikë), por ka golevarazh më të mirë.

Në takimet e tjera të Grupit G, Spanja fitoi në Maqedoni 1 – 2, ndërsa Italia mundi Lihtenshtajnin 5 – 0.

Pas 6 ndeshjes, Spanja dhe Italia kryesojnë në Grupin G me nga 16 pikë, të ndjekura nga Shqipëria dhe Izraeli me nga 9 pikë, Maqedonia 3 dhe Lihtenshtajni 0.

Ekipi i parë në grup shkon direkt në Kupën e Botës Rusi 2016, ndërsa ekipi i dytë kalon në fazën e play-off-it.

Me 2 shtator Shqipëria pret në Shkodër Lihtenshtajnin.

/tvklan.al