Shqipëria ka përmirësuar 13 vende në renditjen ndërkombëtare që Heritage Foundation i ka bërë këtë vit lirisë ekonomike, por megjithatë vlerësimi për vendin tonë mbetet “afërsisht i lirë”, nga 4 vlerësime që bën kjo organizatë: i lirë, pothuajse i lirë, afërsisht i lirë dhe pothuajse jo i lirë.

Rankimi i 2019-s i jep Shqipërisë 66.5 pikë dhe e rendit të 52-in në botë, duke përmirësuar 13 pozicione nga viti 2018.

Progresin më të rëndësishëm sipas këtij indeksi Shqipëria e ka bërë rritjes së të ardhurave dhe uljen e varfërisë.

 “Progresi në rritjen e të ardhurave dhe uljen e varfërisë ka qenë i konsiderueshëm. Një regjim tregtar konkurrues i mbështetur nga një kuadër rregullator relativisht efikas ka inkurajuar zhvillimin e sektorit sipërmarrës në rritje.”

Pikët e shtuara në këtë renditje, i jep edhe Reforma në Drejtësi, edhe pse niveli i administratës publike ka sërish probleme, thotë raporti.

 “Pavarësia e gjyqësorit ka qenë subjekt i presionit politik dhe kërcënimeve, por rishkrimi i 1/3 së Kushtetutës, përfshiu një reformën më të rëndësishme që prej kohës së komunizmit. Kriminelët e dënuar nuk mund të punojnë në zyra publike, por administrata mbetet e rrënuar nga joefikasiteti, paaftësia dhe korrupsioni është i përhapur.”

Shqipërinë në renditje e ka lënë pas Kosova, e cila është një vend më lart, por krahasuar me rajonin, këtë vit sa i takon lirive ekonomike vendi ynë ka mundur Serbinë dhe Kroacinë.

Vendet më të lira në botë rezultojnë Hong Kongu, Singapori dhe Zelanda e Re.

Tv Klan