Kombëtarja shpreson kreun e grupit në Ligën e Kombeve

Shqipëria fitoi 3-1 takimin me Kazakistanin në Tiranë. Një rikthim te triumfi që mban gjallë shpresat për vendin e parë në Ligën e Kombeve, por duhet një tjetër sukses me Bjellorusinë të mërkurën për të realizuar objektivin.

Nëse nuk fitojmë me Bjellorusinë nuk na vlen ky rezultat që arritëm. Duhet të përgatitemi mirë, pasi është një skuadër më e fortë fizikisht se Kazakistani”.

Kemi bërë gjysmën e punës sot, të urojmë të bëjmë gjysmën tjetër të mërkurën”.

Cikalleshi ishte ai i cili kaloi në avantazh Shqipërinë në minutën e 16’, duke shfrytëzuar pasimin e Memushajt. Ismajli realizoi sërish për kuqezinjtë, por kundërshtarët na befasuan me rinisjen e topit nga mesi i fushës.

Abiken dhuroi spektakël duke dërguar direkt topin në rrjetë, pasi pa që Berisha ishte jashtë zonës së vogël. Manaj siguroi fitoren duke realizuar në minutën e 62’ me 11-metërsh, i fituar nga Abrashi.

Rastet nuk munguan edhe në minutat e mbetura, por që nuk sollën gola. Shqipëria renditet në vendin e dytë në grup me 2 pikë më pak se Bjellorusia që mundi 2 – 0 Lituaninë.

Tv Klan