Përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion , Eneda Tarifa, do të ngjitet sonte në skenën e këtij festivali, ku do të performojë këngën e saj “Fairytale”, “Përrallë”.

Këngëtarja shqiptare do të performojë e 17-ta në radhë, në natën e dytë gjysmëfinale të këtij festivali, i cili mbahet në Stokholm të Suedisë.

Nga 18 shtete pjesëmarrëse në garë, vetëm 10 prej tyre do të mund të kualifikohen për në finalen e madhe që do të mbahet me 14 Maj.

Kodi i përfaqësueses shqiptare është 17 ndërsa mënyra e votimit ka ndryshuar. Janë votat e publikut ato që zënë peshën kryesore këtë vit. Shqiptarët që ndodhen në vendet evropiane mund të votojnë për këngëtaren shqiptare, gjithashtu këtë vit mund të votohet për herë të parë edhe nga Amerika dhe Australia./tvklan.al