Interesim i lartë për bileta, shiten më shumë se 10 mijë

Shqipëria duket se do të luajë ndryshe ndaj Izraelit. Trajneri Reja ne daljen për media para ndeshjes, siguroi se ka punuar më së shumti me finalizimin e aksioneve.

“Izraeli është një skuadër që vrapon shumë, lojtarët që ka, janë ofensive dhe të shpejtë. Kjo mënyrë loje mund të lërë hapësira ku ne duhet të shfrytëzojmë. Kemi probleme në pasimin e fundit, e kemi diskutuar edhe me djemtë. Do të gjej zgjidhje të tjera si ndaj Islandës për të vënë në vështirësi Izraelin. Nga kjo pikëpamje kemi përgatitur mirë skuadrën për të shfrytëzuar situatat. Pastaj në fushë shihet kush e meriton më shumë a më pak, është një diskutim që mbetet i hapur”.

Stafi, futbollistët madje edhe drejtuesit e federatës presin një ndeshje të fortë por me besimin se përfaqësuesja do të marrë fitoren ndaj Izraelit. Është i bindur edhe Presidenti Duka i cili u shpreh gjatë rinovimit të marrë veshjes me sponsorin e fanellës Macron.

Dhe në fakt interesimi i tifozëve nuk është i vogël. Biletat vazhdojnë të shiten, deri këtë të enjte rreth 15 mijë. Pritet që stadiumi të jetë i mbushur afërsisht me të gjithë kapacitetin e tij. Kuqezinjtë shpresojnë tek mbështetja e tifozerisë si lojtari i 12 në fushën e Air Albania.

Tv Klan