Shqipëria ka nisur bashkëpunimin me Greqinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi për të fituar fonde për projekte të përbashkëta në infrastrukturë, të cilat financohen nga Bashkimi Europian.

Në konferencën “2018 Viti i multimodalitetit”, e organizuar nga Bullgaria, e cila ka edhe presidencën e BE-së, ministri Damian Gjiknuri tha se është duke u punuar për të hartuar projekte në fushën e transportit hekurudhor dhe detar. 

 

Ka edhe projekte të tjera të rëndësishme siç është ai i menaxhimit të hapësirës detare apo dhe projektet e tjera hekurudhore, sidomos lidhjet e përbashkëta mes Greqisë, Maqedonisë dhe vendeve tjera të rajonit. Realisht mundësitë janë. Ka një mundësi të madhe shtesë për financimet lidhur me projektet e përbashkëta.

Gjatë takimit me kompani të huaja në fushën e ndërtimit të hekurudhave, Gjiknuri prezantoi edhe projektin për ndërtimin e linjës së re në Shqipëri, Tiranë – Durrës – Rinas.

Tv Klan