Gjykata e Janinës i hap rrugë ekstradimit, refuzohet kërkesa e 31-vjeçarit për azil

Gjykata e Janinës ka rrëzuar kërkesën për azil të Laert Haxhiut. Togat e zeza të vendit fqinjë i kanë hapur rrugën ekstradimit të tij drejt vendit tonë. Gjykata e Janinës ka marrë në dorëzim të gjithë dosjen penale nga autoritetet tona.

Dokumentat janë dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë pasi janë përkthyer në gjuhën greke. Avokatët bëjnë me dije se do të dorëzojnë ankim në Gjykatën  e Apelit në Patra. 

Laert Haxhiu nuk i ka pranuar akuzat e drejtësisë shqiptare. 31-vjeçari së kundërshton ekstradimin dhe kërkon të qëndrojë në Greqi.

Haxhiu është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, me 18 vjet burgim për plagosjen e Sajmo Xhelilit dhe Xhulio Shkurtit në 25 Shtator të 2016-ës. Haxhiu po ashtu kërkohet edhe nga SPAK për atë që njihet si “Masakra e Lushnjes”. 

Një vitë më vonë gjatë kohës që ishte në arrati, 31 vjeçari së bashku me Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshin, tentua që ekzekutonin për të dytën herë nipin e Aldo Bares, kreu i bandës së Lushnjes. Në atë ngjarje u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi ndërkohë që shpëtoi objektivi i atentatit Xhulio Shkurti. Ngjarja ndodhi në Shtator të 2017.

Pas 8 vitesh në arrati Laert Haxhiu u arrestua në Janinë, pasi nuk iu bind urdhrit të policië për të ndaluar. Haxhiu kishte një leje qëndrimi greke me identitetin Mikis Askalidis 32 vjeç, lindur në Gjeorgji.

Babai i Laert Haxhiut i ka mohuar akuzat e SPAK për “Masakrën e Lushnjes” duke theksuar se i biri në atë kohë ndodhej jashtë vendit. 

Klan News