Reja: Të mos e vështirësojmë garën për kreun e grupit  

Shqipëria do të luajë të dielën në Kazakistan sfidën e radhës në Ligën e Kombeve. Kjo do të jetë e treta për kuqezinjtë në këtë sezon. Trajneri Edoardo Reja sqaroi se e njeh kundërshtarin dhe se kërkon një lojë të mirë dhe të kenë një rezultat pozitiv në fund.

“Ne do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje të mirë. Kazakistanin e njoh mirë, pasi e kam studiuar dhe duhet përkushtim maksimal dhe kujdes. Unë uroj që të arrijmë një rezultat pozitiv, që do të thotë të paktën të mos humbasim, pasi do ta bënim të vështirë vendin e parë në grup, por ne gjithmonë luajmë për të fituar”.

Për kapitenin Etrit Berisha, Shqipëria duhet ta tregojë në fushë nga kjo ndeshje që kërkon vendin e parë.

“Ne edhe pse jemi favoritë në letër, ta tregojmë edhe në fushë. Ekipet kanë nga 1 fitore dhe nga nesër duhet ta bëjmë diferencën në grup”.

Ndeshja mes Kazakistanit dhe Shqipërisë do të luhet të dielën në orën 15:00.

Tv Klan