Shpresohet shumë në repartin e sulmit

Shqipërisë i duhet fitorja në dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve. Të dielën kombëtarja do të presë Kazakistanin dhe fitorja vjen duke shënuar në portën kundërshtare të paktën një gol më shumë.

Këtë e thotë mbrojtësi Berat Djimsiti i cili ka besim tek reparti ofensiv.

“Besimi është i madh të gjithë lojtarët e ekipit e dimë që kemi cilësi të gjithë të rinjtë dhe eksperienca. Mund të marrim maksimumin nëse bëjmë ndeshje të mira siç organizohemi për të fituar ndeshjen. Sulmuesit në ndeshjet që vijnë e zgjidhin lojën. Në stërvitje i shoh mirë dhe besoj do bëjmë gola”.

Pas fitores me Kosovën, edhe mbrojtësi i ri Ramen Çepele beson se kuqezinjtë do të kenë sukses ndaj Kazakistanit.

Ndeshja do të luhet këtë të dielë në orën 18:00 në Air Albania.

Tv Klan