Shqiptaret janë nënat me moshën më të re në Europë. Sipas një publikimi të Qendrës së Statistikave, Eurostat, mesatarisht një grua shqiptare në moshën 26-vjeçare sjell në jetë fëmijën e parë. Pas nesh listën e ndjek Bullgaria e më pas Rumania me moshën 26.5 vite. Ndërsa e kundërta ndodh në vendet e Evropës Perëndimore, ku mosha mesatare është ajo 31 vjeç.

Ndonëse vendi ynë po përjeton një krizë moshe apo mungesën e lindjeve, kryeson për sa i përket moshës. Në 2017-n numri total i lindjeve në Shqipëri ishte 30,896  prej të cilave lindje për herë të parë ishin 12,918. Rreth 11% e këtyre lindjeve ishin vajza nën moshën 20 vjeç.

Nga ana tjetër Shqipëria ka përqindjen më të ulët të lindjeve për herë të parë nga nëna mbi moshën 40 vjeç, të cilat përbënin rreth 1% të totalit të lindjeve për herë të parë në 2017-n. Për çdo 100 lindje gjatë 2017-s, në Shqipëri statistikisht 45 ishin lindje për herë të parë.

Klan Plus