Shqipëria mori 2 medalje në Europianin e mundjes që po zhvillohet në Sllovaki. Chermen Valiev u shpall kampion Europe duke marrë të artën në stilin e lirë për peshën deri 74 kilogramë, ndërsa Zelimkhan Abakarov bronz po në stilin e lirë për peshën deri 61 kilogramë. Suksesi i motivon për medalje të tjera.

“Zhvillova një finale të mirë, ndaj një sportisti të fortë dhe jam shumë i lumtur që fitova”, tha Chermen Valiev, mundës i Shqipërisë.

“Kësaj here fitova medalje bronzi, por në botëror synoj të artën”, tha Zelimkhan Abakarov, mundës i Shqipërisë.

Për presidentin e federatës, Sahit Prizreni medaljet mund të ishin më shumë.

“Ne mund të ishim me 3 medalje, por Dudaev ishte në gjendjen e duhur, pasi ishte sëmurë dhe nuk hyri dot në garë”, tha Sahit Prizreni, President i FSHM-së.

Mundja po sjell medalje të rëndësishme gjatë viteve të fundit në arenën ndërkombëtare, përfshi ato olimpike vitin e kaluar.

“Nuk ishin rastësi medaljet në lojërat olimpike, nuk janë rastësi medaljet e Abakarov si kampion Bote, Dudaev si kampion Europe, Valiev në olimpiadë dhe tani konfirmohen përsëri”, tha Fidel Ylli, President i KOKSH-it.

Mundësit rusë të natyralizuar shqiptar kanë marrë dhjetëra medalje ndërkombëtare prej vitit 2022 kur nisën të përfaqësimin me ngjyrat kuq e zi.

Tv Klan