Shqipëria pritet të luajë me një mbrojtje të ngjeshur sonte në orën 20:45 ndaj Skocisë në Ligën e Kombeve.

Trajneri Christian Panucci mendohet se do të aktivizojë edhe Mërgim Mavrajn në mbrojtje nga minuta e parë përkrah lojtarëve që e nisën si titullarë ndaj Izraelit. Për këtë trajneri duhet të sakrifikojë një mesfushor dhe në dyshim është aktivizimi i Gavazajt. Në sulm duket se do të jetë i vetëm Balaj, që e cili e nisi nga stoli takimin e së premtes.

“Do ta provojmë dhe e dimë që do të luajmë ndaj një kundërshtari të plagosur, pasi ka humbur me Belgjikën në miqësore, por ambient është i vështirë. Sigurisht që nuk hyjmë në fushë për 1 pikë, por për të fituar.”

Kuqezinjtë nuk preferuan të stërviten në stadiumin ku do të luhet ndeshja, por zhvilluan një seancë të shkurtër sot paradite në një fushë tjetër në Gllazgou. Në Hampden Park do të jetë diçka tjetër. Për Ansi Agollin atmosfera në këtë arene legjendare duhet shfrytëzuar për mirë.

“Duhet ta shfrytëzojmë pozitivisht për të dhënë akoma më shumë në lojë, duke hyrë pa emocione dhe të japim më të mirën.”

Ndaj Skocisë duhet përqendrim pasi një rezultat pozitiv ose me mira e mundshme fitorja do të shërbente shumë për vendin e parë në grup. Liga e Kombeve është një mundësi shtesë për një vend në finalet e Euro 2020.

Tv Klan