Një lëkundje e fortë tërmeti është ndjerë pasditen e kësaj të enjte në disa qytete të vendit.

Sipas Qendrës Evropiane të Tërmeteve mësohet se epiqendra ka qenë 37 kilometra në afërsi të Elbasanit dhe 8 kilometra afër Lushnjes.

Lëkundjet sizmike kanë qenë me një magnitutë 3.5 të shkallës rihter në një thellësi 10 kilometra.

Deri tani nuk raportohet për dëme materiale dhe as dëme në njerëz. Ky tërmet vjen pas disa lëkundjeve të tjera që janë ndjerë gjatë ditëve të fundit në vend./tvklan.al