Kuqezinjtë do të kërkojnë fitoren në shtëpi

Shqipëria do të përpiqet sot të hedhë një hap drejt objektivit vendi i parë në grup në Ligën e Kombeve.

Përballja e parafundit, ajo ndaj Kazakistanit do të nisë në orën 18:00 në stadiumin Air Albania. Kuqezinjtë shikohen si favoritë për të fituar, pasi luajnë në shtëpi edhe pse kanë mungesa për shkak lëndimesh dhe të infektuarve me Covid-19.

Megjithatë grupit i është bashkuar edhe Gjasula përfshi Cikalleshin, i cili ka kaluar problemet fizike. Pritet që trajneri Reja të aplikojë skemën 3-5-2, të cilën e shikon më të përshtashme për këtë kundërshtar.

Në sfidën e parë të luajtur muajin e kaluar në Alamati nuk pati gola, por tani duhet ndryshim që nisi me testin me Kosovën ku u realizua 2 herë. Sfida tjetër e grupit tonë do të jetë ajo mes Bjellorusinë dhe Lituanisë.

Tv Klan