Trajneri Reja pritet të aktivizojë të rinjtë

Shqipëria nuk ka më objektiv kualifikimin apo renditjen ne grupin në e kualifikuesve të Europianit. Kuqezinjtë tashmë duan të arrijnë 15 pikë, një rekord i pa kapur më parë në kualifikuese.

Në “Elbasan Arena” do të zbresin përballë një kundërshtari modest për nga historia. Andorra gjithsesi ka ardhur për të marrë çtë mundet duke deklaruar se fitorja është objektiv. Takimin nuk ka patur shumë interes dhe për këtë arsye disa herë si lojtarët ashtu edhe trajneri kanë kërkuar mbështetje.

Në fakt, tifozët në stadium do të shtonin më shumë energjinë e lojtarëve në fushë. Por një fitore në Elbasan do t’i shërbente edhe takimit me Francën që do të inaugurojë stadiumin e ri. Kombëtarja duhet të shkojë në këtë sfidë me një fitore në ndeshjen e parafundit në mënyrë që të gjithë të shijojnë atmosferën që pritet të krijohet. Takimi me Andorran pritet të shohë në fushë lojtarë të rinj.

Në varësi të gjendjes fizike Florian Kamberi mund të jetë në fushë, ndoshta në pjesën e dytë si zëvendësues, pasi të jetë siguruar fitorja. Do të provohet në lojë edhe Taulant Seferi. Trajneri Reja do t’i qëndrojë besnik skemës 3-5-2 me Berishën në portë. Ismajli Gjimshiti dhe Veseli në mbrojtje. Në krahët e mesfushës do të jetë Hysaj dhe Memolla, por ndoshta edhe Roshi e Trashi. Në qendër Selahi, Ramadani dhe Ndoji. Në sulm Uzuni dhe Balaj.

Për grupin H të Europianit sonte luhen ndeshjet Turqi – Islandë dhe Francë – Moldavi.

Tv Klan